Partia Demokratike kërkon përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama nga seanca e sotme parlamentare.
Kërkesa është firmosur nga disa deputetë, të cilët pohojnë se “gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputetëve të veçantë të PD”.
Gjithçka dyshohet se ka ndodhur, pasi Kryeministri u qëllua me vezë, nga deputeti Endri Hasa, teksa ky i fundit po fliste në foltoren e Kuvendit.
“Këtë e ke për studentët”, i tha Hasa, Kryeministrit, teksa më tej u bllokua nga Garda.
Por duke reaguar ndaj goditjes, Kryeministri Edi Rama shkroi se, “Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”