Protesta/ I gjithë vendi përfshihet sot në protestë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e studentëve vijon tashmë prej më shumë se dy javësh, ku shumica e tyre kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Rama, i cili publikoi dje dhe ‘’paktin për universitetin”, që nënkupton plotësimin e disa prej pikave që kërkojnë studentët por jo realizimin e 8 pikave që ata këmbëngulin të  realizohen.

Protesta e studentëve pritet që të rikthejë sot në Kuvend dhe deputetët e opozitës, një pjesë e të cilëve do të jenë në sallë, dhe pjesa tjetër pritet që të qëndrojë me studentët.

Protestës së studentëve që do të zhvillohet sot përpara Kuvendit priten t’i bashkohen qytetarë nga i gjithë vendi.

Vetëm nga Shkodra mësohet se janë nisur drejt Tiranës 5 autobusë, disa furgonë dhe makina private.

Në total nga ky qytet pritet që të nisen 1 mijë persona

Xhevdet Amuli është shprehur: Jemi pranë studentëve kundër kësaj qeverie.

Ka shumë arsye për të cilat ne protestojmë sot, si largimi i rinisë taksa të larta, shumë familje në varfëri ekstreme, kjo protestë  është e domosdoshme për përmbysjen e regjimit të Edi Ramës.

Nisje të qyetarëve do të ketë sot dhe nga Lezha, Vlora, Durrësi, Elbasani dhe qytete të tjera të vendit.

Edhe nga Gjirokastra dhe Kukësi janë nisur prej orëve të para të mëngjesit nga 250 protestues.

Zjarr Tv Ad