PD me dy kandidatë në zgjedhje? Bumçi tregon planin e partisë: Ja çfarë do të ndodhë deri në maj

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi shprehet besimplotë se bashkimi i demokratëve dhe dalja me një kandidat të përbashkët për çdo bashki të vendit, është i mundur deri në maj, kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bumçi u shpreh se demokratët duhet të bashkohen kundër keqqeverisjes dhe kryeministrit Edi Rama.

“Ne po punojmë që të krijojmë në bashki, një konsensus sa më të gjerë për kandidatët. Edhe fakti që kandidatët u zgjodhën nga vetë demokratët, është një mënyrë për të ndërtuar konsensus. Askush nuk u pengua që të garonte. Në disa bashki të vendit, kandidatët kanë ardhur nga njerëz që ishin deri në zgjedhjet e 6 marsit, në krah të zotit Alibeaj apo zotit Basha. Sot, ata janë përzgjedhur si kandidatë të PD-së nga anëtarët.

Këto shembuj, tregojnë shumë, flasin shumë që bashkijmi është i mundur dhe ky proces ka qenë i vërtetë, sepse kandidatët janë njerëz të vërtetë. Unë kam besim që ky proces, deri në maj do ndërtojë konensusin më të gjerë të mundshëm dhe nuk ka asnjë arsye pse demokratët të mos bashkohen kur kemi përballë Edi Ramën”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad