PD në Kanionin e Holtës, protestë kundër HEC-it: Qeveria po ju mashtron

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetë të Partisë Demokratike dhe dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot në Kanionin e Holtës, ku kanë protestuar kundër ndërtimit të HEC-it.

Kreu i Departamentit për Turizmin në PD, Jamarbër Malltezi tha se qeveria po mashtron qytetarët ndërsa thotë se HEC mbi Holtë është pezulluar, pasi sipas tij vendimi i këshillit kombëtar të territorit është në fuqi me firme dhe vulë nga Edi Rama, Damiani dhe drejtoresha e planifikimit të territorit. Po ashtu, Malltezi komentoi takimin e qytetarëve me disa përfaqësues të mazhorancës, mes tyre Balluku, Klosi e Balla:

“Qeveria ka sjellë dje 50 karrige dhe dhjetëra zyrtarë qe ka bërë gjoja si diskutim që ERTV e shfaqi sot paradite sikur ishte LIVE. Në fakt ishte i djeshmi se aty nuk kap as vala telefonit. E mbajti 24 orë edhe ta qethte kronikën nga folësit e padëshiruar.  Dje kanë mashtruar qytetarët se ju kanë thënë që e kanë bllokuar POR në fakt vendimi i këshillit kombëtar të territorit është në fuqi me firmë dhe vulë nga Edi Rama, Damiani dhe drejtoresha e planifikimit të territorit prandaj deklarata me goje e kuklles se Edvinit është propagande boshe. Ndërkaq ne zone është betonuar m’u buze kanionit” , u shpreh Malltezi.

 

Zjarr Tv Ad