Komisioni i Përkohshem i Rithemelimit të PD ka reaguar pas lajmeve ku u tha se në selinë e Partisë Denokratike po ndërrohen braavat dhe po vendosen dyer të binduara. Në deklaratën e tyre thuhet se kreu i PD, Lulzim Basha po e kthen selinë e PD në një bunkier të tij privat.
“Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anëtarë që firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur në prag të protestes paqësore të demokratëve ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij” thuhet ndër të tjera në deklaratë. Kujtojmë që ky komision i ka dhënë Bashës fat deri më 5 janar (nesër) që të dorëzojë zyrën e kryetarit, teksa janë paralajmëruar dhe protesta.
Deklaratë nga Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD:
Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anëtarë që firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur në prag të protestes paqësore të demokratëve ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij.
Kështu, në një akt turpi dhe paniku të denjë vetëm për një apartcik të marrë peng ai ndërron brava dhe po vendos dyer të blinduara për të shndërruar shtëpinë e demokratve, selinë e Partise Demokratike, në bunkerin e tij privat.
Me këtë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmin në Shqipëri se ata që shembën regjimin me gjakatar në ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë. Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tillë do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu së bashku me pengmarrësin e tij do kene fatin e atyre që bunkerizuan Shqipërinë.