PD: Vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një rajon që ecën drejt BE-së

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka përshëndetur marrëveshjet e firmosura në Berlin, në kuadër të Procesit të Berlinit. Në deklaratën e PD-së të shpërndarë nga kryedemokrati Sali Berisha, shkruhet se ‘vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një rajon që ecën drejt Bashkimit Europian drejt së ardhmes’.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një gadishull që shikon dhe ecën drejt të ardhmes!

Partia Demokratike përshëndet Samitin e djeshëm të Berlinit dhe rezultatet e tij.

Me marrëveshjet e firmosura për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e diplomave dhe njohjen e kualifikimeve për disa profesione Ballkani është bërë më i lirë, më i barabartë dhe më i drejtë.

Vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një rajon që ecën drejt Bashkimit Europian drejt së ardhmes.

Në këtë kontekst, marrëveshjet e djeshme për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e diplomave si dhe kualifikimeve shkencore, janë akte me rëndësi që prekin direkt liritë e qytetarëve, bashkëpunimin midis shteteve dhe popujve të rajonit dhe përbëjnë një arritje thelbësore për qytetarët dhe anëtarët e pakicave kombëtare.

Këto arritje të procesit gjithëpërfshirës të Berlinit, arkivojnë përfundimisht në të shkuarën, projektin përçarës antishqiptar Serbo-Rus të “Ballkanit të Hapur” apo aleancës trilaterale Beograd – Tiranë – Shkup të serbomadhit Vuçiç të mbështetur fuqimisht nga rusët dhe multimiliarderi George Soros.

Partia Demokratike përshëndet rezultatin dhe suksesin e këtij Samiti dhe deklaron se mbetet e vendosur të mbështesë plotësisht procesin e Berlinit.

Zjarr Tv Ad