Pedagogia i shkruan Manastirliut: Hiq dorë nga fjalimet për vaksinim, secili prej nesh është përgjegjës për rezultatet e jetës së vet

0
818
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogia e Fakultetit të Ekonomikut në Univerisitetin e Tiranës, Mimoza Manxhari, përmes një shkrimi i drejtohet ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duke i thënë të heqë dorë nga thirrja për vaksinimin e qytetarëve.

Ajo shkruan se kurajo e ministres për ta bërë këtë thirrje “është e rrezikshme”, teksa kërkon që zgjidhja për vaksinim të jetë në dorë të çdo personi.

“Më duhet t’ju kujtoj se sasia e kimikateve që hyjnë në organizmin tonë, nëpërmjet ajrit, ujit dhe ushqimeve është në shifra të frikshme çka ka dëmtuar e vazhdon të dëmtojë në mënyrë të parikuperueshme strukturën fondamentale të organizmave tanë”, thotë ndër të tjera ajo.

Shkrimi i plotë:

Miq të nderuar, besoj që ndajmë të njëjtën ndjesi, që kur njeriu flet me zemër, fjalët burojnë natyrshëm e ndërsa më ndërpreu përqëndrimin spoti publicitar i zonjës Manastirliu, nuk mund të mos më revoltonte intonacioni melodramatik teksa lexonte tekstin, me të cilin na drejtohej si motër dhe si nënë!!

Zonja Ministre, karriera politike mbase ju ka zbehur dijen që presupozohet se e keni fituar gjatë viteve të studimit në degën e kimisë, sikundër shfaqni në CV-në tuaj.

Më duhet t’ju kujtoj se sasia e kimikateve që hyjnë në organizmin tonë, nëpërmjet ajrit, ujit dhe ushqimeve është në shifra të frikshme çka ka dëmtuar e vazhdon të dëmtojë në mënyrë të parikuperueshme strukturën fondamentale të organizmave tanë.

Situata aktuale nuk ka nevojë fare për politikanë. Ne kemi nevojë për ekspertë e specialistë të fushës.

Është e rrezikshme kurajoja juaj, që të dilni e të na luteni, pa dorë në zemër, që të injektohet një vaksinë, të cilën jam e sigurt që as ju vetë nuk e besoni!!

Më shumë sesa nga virusi, të vegjlit po mbyten nga izolimi duke përjetuar nivele të larta ankthi dhe depresioni, ndërsa të rriturit, me një ritëm mahnitës, po vdesin nga dëshpërimi prej kësaj dhune politike, e cila nuk duhet lënë të dalë jashtë kontrollit.

Zonja Ministre, si nënë dhe si motër po ju drejtohem ju:

Hiqni dorë nga këto fjalime. Bëhuni ithtare propozimesh që politikat publike të shërojnë plagë e jo të shtojnë viktima.

Secili prej nesh është përgjegjës për rezultatin e jetës së vet.

Ju pa dyshim nuk bëni përjashtim.

Sot më shumë se kurrë, secili prej nesh, do duhet të kontribuojë për të mos e shndërruar këtë mungesë përgjegjshmërie në një krizë, për pasojat e të cilës nesër, askush nuk do duhet më të flasë!

Zjarr Tv Ad