Profesore e asociuar, doktore Mimoza Manchari del kundër vaksinimit të detyrueshëm të pedagogëve duke u kujtuar: O vaksinën, o punën.
Në një sqarim të gjatë për mediat, pedagogia, duke cituar një varg dokumentash ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, u kujton autoriteteve, dhe në mënyrë të veçantë ISHP-së se zelli dhe pasioni i burokratëve, “me fraza konfuze, me terminologji të dobët, të papërgatitur” nuk mund të jetë obligativ për të gjithë qytetarët.
“Në dijeninë time, në gjithë historinë e vaksinimeve, asnjëherë nuk është përdorur retorika e bërjes së vaksinës për të mbrojtur të tjerët. Përkundrazi, gjithmonë vaksinimi është rekomanduar për të mbrojtuar veten” argumenton pedagogia.
Shkrimi i plotë i Mimoza Manchari
Përshëndetje Miq,
Ndoqa me kujdes bisedën që po ju përfshij këtu:
Nëse nuk do ishte pathosi dhe ndershmëria njerëzore e moderatores për çështjen në fjalë, mbase do e kisha anashkaluar si shumë të tjera edhe këtë, që propogandojnë dhe asgjë nuk thonë për vaksinimin e detyrueshëm dhe pa ekuivok.
Përbërja që u prezantua për panelin, po ashtu m’u duk e një cilësie, që më bëri t’i jap kohë e ta ndjek me kujdes diskutimin.
Doja të më kishte qetësuar me parashtrimin e kujdesshëm dhe të mbështetur në studime shkencore moria e fjalëve që nxorri nga goja nëndrejtori i ISHP-së. Por ai, edhe pse u prezantua si epidemiolog [ në profesion] për çështjen në fjalë, u shfaq një burokrat i zellshën që me pasion të pa nevojshëm, përsëriste fraza konfuze, me terminologji të dobët, komplet i papërgatitur e mbytës ndaj mendimit ndryshe__ asgjë nuk argumentoi dhe justifikoi!
Sipas postit që mban, ky zotëri [që paguhet me taksat tona] fjalën e marrë do duhej ta kishte justifikuar me një bisedë, që do duhej të dëshmonte kompetencë e kujdes në fjalët që zgjidhte, bazuar në të dhëna të provuara e jo të shfaqej aq pak serioz dhe tejet jo profesionist jo vetëm para panelit, por mbi të gjitha, para një audience televizive që sot më shumë së kurrë, pret me plot kërshëri mendimin e specialistit dhe zyrtarit të përgjegjshëm. Me padijen totale që deklaroi në të gjitha rastet e pyetura për çështje që janë brenda funksionit që mbulon, ai padyshim diskreditoi veten, por lëndoi dhe këdo qytetar të ndershëm që beson tek institucionet.
Personalisht JAM KUNDËR KËTIJ IMPONIMI DHE ALTERNATIVA: O vaksinën, o punën, më duket një kërcënim i hapur i të drejtës tonë për informimin dhe për rrjedhojë, sqarimin dhe qartësimin për reagimin, që do ketë vaksina në shëndetin tonë .
Detyrimi për t’u vaksinuar me një vaksinë, që sikundër e deklaron çdo prodhues, është ende në fazën eksperimentale [kontrolloni ju lutem faqet zyrtare të tyre dhe nuk do gjeni asnjë konfirmin vlefshmërie të garantuar për vaksinat anti- COVID, e thjesht për konkretizim po ju përcjell këtë : __ https://clinicaltrials.gov/ct2/shoë/NCT04368728 ], kërcënon në mënyrë flagrante lirinë e secilit prej nesh.
Miqtë e mi,
Do ju rekomandoja të lexoni të ashtuquajturin Kod i Nurembergut [ https://media.tghn.org/…/BMJ_No_7070_Volume_313_The…] , në të cilin shprehimisht konsiderohet “Shkelje e Rëndë e të drejtave të njeriut, detyrimin ndaj një individi për t’ju nënshtruar një kure mjeksore eksperimentale ose jo”.
Kërcënimin me humbje të vendit të punës për mosbërjen e një vaksine të tillë e quaj kriminal.
Puna e secilit prej nesh është Jeta dhe jetën shteti po na e merr, nëse nuk bëjmë një vaksinë, pasojat e të cilës për jetën e secilit nuk janë të garantuara.
Kush do mbajë përgjegjësi për pasojat [ndoshta dhe fatale] që mund të ketë vaksina mbi trupat tanë?
Ç’është ky masivizim pa asnjë kriter diferencues?
Si mundet, në një diskutim që ka të bëjë me shëndetin e secilit prej nesh, zotëria i ISHP-së, ta ndërtojë dhe mbështesë gjithë FJALIMIN, për detyrueshmërinë e bërjes së vaksinës, në emër të kostove të mundshme që do shoqërojnë spitalizimin e hamëndësuar të të infektuarve, në vend që të parashtronte me gjuhë studimesh pluset dhe minuset e vaksinimit?
Më duhet t’i kujtoj zotërisë që përfaqëson Insitutin për Shëndetin Publik, se:
1- Detyrimi i secilit qytetar ndaj shërbimeve publike, është i dhënë dhe nuk është aspak variabël i fluksit prej spitalizimeve virale apo cfarëdo faktori kërcënues për shëndetin.
2- Me gjithë respektin përulës që kam për nënat dhe baballarët tanë, shumë dashamirësisht do e këshilloja këtë zyrtar, që në raste të tjera, ta kursejë sensibilizimin melodramatik për pensionet e pakta të prindërve tanë _ sepse _ Blerja e Vaksinës, po ashtu, është mbuluar nga buxheti i shtetit [ pra dhe nga pensioni apo të ardhurat e gjithësecilit] dhe nuk i është dhuruar bujarisht qeverisë nga askush.
Personi që fliste në cilësinë e nëndrejtorit të një insituti prestigjioz, nuk e di se sa i besonte edhe vetë ato fjalë që tha, por në çfarëdo rrethane le të na thoshte __ Përse Nuk ishte Pro- Testimit Falas, në vend që të na lodhte me konfuzionin e Vaksinimit të Detyrueshëm?
Dhe në vijim dua t’i drejtoj atij publikisht një pyetje:
_ A jeni në dijeni të ndonjë studimi të ndërmarrë ose në të kundërt, a keni konsideruar të inicioni ndonjë studim _ Për Problematikat që Shkaktohen në Shëndetin e Konsumatorit masiv, nga Përdorimi i Barnave të Skaduara apo dhe Produkteve po ashtu të Skaduara që jo rrallë herë dëgjojmë se futen në territorin e vendit?
Një pyetje kam tani, për këdo drejtues emisioni, politikani apo specialisti, qoftë dhe qytetarë të thjeshtë:
__Sa të ndershëm dhe të përgjegjshëm jeni kur nxisni dhe proklamoni detyrimin e vaksinimit?
Përse duhet të shndërrohet në biznes politik një çështje e tillë?
Përse janë çensuruar disktutimet profesionale kundër vaksinave eksperimentale?
Në dijeninë time, në gjithë historinë e vaksinimeve, asnjëherë nuk është përdorur Retorika e bërjes së Vaksinës për të Mbrojtur të Tjerët. Përkundrazi, gjithmonë vaksinimi është rekomanduar për të mbrojtuar veten.