Pensionistja: Rama në vend të na rriste pensionet, na qeras tek ‘Kafja e Gjyshit’

0
1093
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga protestueset që mori fjalën në çadrën e opozitës, foli për pensionet dhe nismën e bashkisë ‘Kafe me gjyshin’.

Pensionistja tha se për këtë shtresë nuk është bërë asgjë.

A i lejohet Europës ta lërë Shqipërisë në tranzicionin e egër?!Tranzicioni i egër nuk u kthen pronën, pronarëve të vërtetë! I sorollatën dhe i tallën ata që u ndoqën nga diktatura, ata që u quajtë ish-të përndjekur politikë dhe u dhanë atyre dhe fëmijëve të tyre, vetëm dy këste.

A nuk është e dhimbshme që brezi im, që punoi me ndershmëri 35 vjet, merr sot lëmoshë?

Pensioni im nuk mjafton për të paguar një drekë të dy politikanëve që hanë ngjala dhe pinë verë të shtrenjtë.

Për turpin e saj, qeveria e Ramës e rriti pensionin 300 lekë të vjetra dhe administratës, dhjetra herë më shumë. Dhe kryetari i Bashkisë që duhet të përmirësojë shërbimet sociale, na gostit me Kafen e Gjyshit!”-tha protestuesja. 

Zjarr Tv Ad