Për herë të parë në Europian, katër shqiptarët nuk këndojnë himnin maqedonas…

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Himni i Maqedonisë së Veriut, u këndua për herë të parë në një kompeticion madhështor si Europiani, pikërisht ditën e djeshme, në stadiumin e Bukureshtit, ku skuadra e trajnerit Angelovski, kishte përballë Austrinë.

Atjo që ra në sy gjatë ekzekutimit të himnit maqedonas, ishin 4 futbollistët shqiptarë, Alioski, Bardhi, Ademi dhe Musiu, që zgjodhën të mos këndonin, duke respektuar në një farë mënyre edhe origjinën e tyre.

Të katërt këta futbollistë, u graduan titullarë nga trajneri Angelovski, ndërkohë që pjesa tjetër e futbollistëve, e kënduan himnin, në këtë ndeshje historike për shtetin e tyre. Në stol janë edhe Bejtullai dhe Hasani.

Zjarr Tv Ad