“Për një moment humba shikimin” – Flet ushtari i sulmuar nga rusët në Gramsh: Si neutralizuam personin që na hodhi spray

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga ushtarët e sulmuar nga rusët në uzinën ushtarake në Gramsh, tha se kishte djegie në fytyrë dhe se i kishte ikur shikimi për disa minuta. Teksa u vizitua nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në ambientet e spitalit të QSUT-së, ushtari tha se e neutralizoi shtetasin rus derisa erdhën patrullat e policisë.

“Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin po. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, tha ai.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Zjarr Tv Ad