Perandori japonez heq dorë zyrtarisht nga pushteti mbretëror

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Perandori Akihito po përgatitet të largohet nga froni, duke u bërë monarku i parë japonez që abdikon në më shumë se 200 vjet. Ceremonitë e së martës filluan me ritualet private në Pallatin Perandorak të Tokios.

85-vjeçarit iu është dhënë leje ligjore për t’u abdikuar pasi ka thënë se ndihet i paaftë për të përmbushur rolin e tij për shkak të moshës së tij dhe përkeqësimit të shëndetit. Djali i tij, Princi i Kurorës Naruhito, do të ngjitet në fronin e Krizantemës të nesërmen, duke filluar një epokë të re.

Perandori në Japoni nuk mban fuqi politike, por shërben si një simbol kombëtar. Gjatë mbretërimit perandori Akihito njihet për ndërveprimin e tij me njerëzit që vuajnë nga sëmundjet dhe ata të prekur nga fatkeqësitë, duke u bërë një figurë e dashur për japonezët. Në ceremonitë e para private të ditës, perandori raportoi abdikimin e tij tek paraardhësit mitologjike të familjes perandorake të Japonisë.

Çfarë do të ndodhë në ceremoninë e abdikimit?

Taiirei-Seiden-nogi ose ndryshe Ceremonia e Abdikimit të Madhërisë së tij Perandorit, pritet të zhvillohet në dhomën e shtetit Matsu-no-Ma në Pallatin Perandorak.

Ceremonia fillon në orën lokale 17:00 , me perandorin Akihito dhe perandoreshën Michiko që hyjnë në dhomë dhe kjo do të zgjasë rreth 10 minuta.

Mbi 330 pjesëmarrës do të jenë të pranishëm. Ceremonia do përfundojë me Akihito që jep fjalimin e tij të fundit si perandor, edhe pse ai teknikisht do të mbetet perandor deri në mesnatë.

Në ceremoninë e së martës do jetë hera e parë që njerëzit do shohin  një ceremoni abdikimi japoneze.

Mëngjesin e së mërkurës, Princi i Kurorës Naruhito do të trashëgojë thesaret perandorake në ritualin e tij të parë si perandor.

Pse perandori vendosi të abdikojë?

Akihito është monarku i parë japonez që do heqë dorë me vullnetin e tij të plotë nga froni që nga viti 1817.

85-vjeçari, në një fjalim të rrallë në vitin 2016, tha se kishte frikë se mosha e tij do ta bënte të vështirë që ai të kryente detyrat e tij dhe me forcë theksonte se dëshironte të tërhiqej.

Sondazhet e opinionit treguan se shumica dërrmuese e Japonisë miratonte dëshirën e perandorit për të dalë në pension dhe një vit më vonë parlamenti miratoi një ligj që e bëri të mundur abdikimin e tij.

Kush është princi kurorës?

Princi Naruhito do të bëhet perandori i 126-të i Japonisë dhe do ta udhëheqë vendin në epokën e Reiëa, që do shënojë fundin e epokës aktuale Heisei, e cila filloi kur Akihito u ngjit në fron në vitin 1989.

59-vjeçari Naruhito u arsimua në Oksford dhe u bë princ kurore në moshën 28-vjeçare.

Në vitin 1986, ai u takua me gruan e tij Princeshën e Kurorës, Masako Owada në një parti çaji. Ata u martuan në vitin 1993.

Fëmija i vetëm i çiftit, princesha Aiko, lindi në vitin 2001. Megjithatë, ligji aktual i Japonisë kufizon femrat që të trashëgojnë fronin, kështu që ajo nuk është trashëgimtare e babait të saj.

Xhaxhai i saj, Princi Fumihito është i pari në listën e fronit, ndjekur nga kushëriri i saj, Princi 12-vjeçar Hisahito.

 

Zjarr Tv Ad