Përçarja në PD-në e vulës/ Kadilli: Ja “sëmundja” që ka zënë Bashën, Alibeajn dhe Bardhin

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli e cilëson përçarjen në PD-në e vulës një betejë karriere.

Gjatë një dalje për mediat, Kadilli theksoi se Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, dhe Gazment Bardhi kanë një “sëmundje që futen në labirinte kontinentesh”.

Ndër të tjera, ish-deputeti nënvizoi se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e PD-së që do të zhvillohen më 29 korrik.

“Është fakt se ka përçarje në PD-në ligjore. Beteja brenda PD-së ligjore është betejë karriere. Secili aty po synon se si i ka hallet në partinë, ku do të jetë si funksionar politik. Ka shumë deputetë që nuk u dimë as emrat dhe ka shumë njerëz që prodhojnë politikë, por nuk janë deputetë. Ka një degradim të madh. Një nga fatkeqësitë e PD-së zyrtare është që se si Basha, si Alibeaj dhe Bardhi që të tre kanë profesionin e juristit, që kanë një sëmundje që futen në labirinte kontinentesh. Nëse ai që ne zgjedhim nuk na çon në fitore, ai person nuk bën për ne. Unë nuk marr pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në 29 korrik sepse nuk i quaj normale”, tha Kadilli.

Zjarr Tv Ad