Përdhunimi i të miturës në Kavajë/ Berisha: O kriminel! Lleshaj: I kam duart e bardha e jo me gjak

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri Lleshaj është rebeluar sot pas akuzave të ardhura nga Berisha e Basha, lidhur me përdhunimin e 13-vjeçares. Lleshaj u shpreh se policia ka reaguar që në datën 29 janar, kur u bë denoncimi, ndërsa minorenët janë arrestuar para se të reagonte Prokuroria. Po kështu, Lleshaj ia ktheu ish-kryeministrit Berisha se i ka duart e bardha, e jo me gjak.

“Policia e Shtetit ka reaguar në momentin më 29 ndaj denoncimit të familjarëve. Po në këtë moment, policia ka referuar çështjen në Prokurori, që do të thotë se e ka bërë publik.

Të gjitha akuzat për policinë janë të pabaza dhe dashakeqe për një instutucion që u shërben shqiptarëve. Janë arrestuar përpara se keni bërë atë palo status. Juve t’ju vij turp”.

Zjarr Tv Ad