“Përdorimi i drogës është rritur 40-50%”- Eksperti i kriminalistikës zbulon zyrtarin e lartë që merr kokainë: Është një kryebashkiak në jug që…

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur këtë të martë në lidhje me rritjen e kërkesës për përdorimin e drogës në Shqipëri. I ftuar në ABC Live, Karamuçu deklaroi se ka një rritje të kërkesës për lëndë narkotike me rreth 40- 50 përqind, ku sipas tij të rrezikuarit kryesor janë adoleshentët, por dhe moshat deri në 21 vjeç.

Eksperti i kriminalistikës rrëfeu se problematike droga mbetet dhe në administratën publike, ku ka zyrtarë që e përdorin atë.

Sipas tij një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, përdor drogë, të llojit kokainë, duke shfaqur shqetësime emocionale të personalitetit edhe kur ndodhet në punë.

Ai shton se kjo gjë është vërejtur edhe nga vetë vartësit e kryebashkiakut, duke u kthyer në një shqetësim.

“Një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, përdor drogë, kokainë, ka krijuar shqetësime emocionale të personalitetit, të cilat janë verifikuar dhe nga vartësit e tij’, prandaj duhet që patjetër të merren masa për administratën shtetërore, rojet, sinjalizuesit publikë duhet ti kemi edhe për këtë aspekt. Jemi përplasur fort, me struktura të veçanta të policisë së shtetit, por nuk dimë se çfarë bëhet me administratën tjetër shtetërore atë civile’, tha Karamuço.

Sipas ekspertit të kriminalistikës ‘ne llogarisim veçanërisht në Tiranë rreth 200 pika hotspote ku shpërndahen, këto janë stacionare, por ka dhe shumë pika të tjera të lëvizshme. Në kohën e pandemisë, shpërndarjen e bënin këta të deliverit, të ushqimeve, e bëjnë me një kalendar, në ditë të caktuara’.

‘Ka një përdorim të jashtëzakonshëm, i gjejmë të shpërndara në klasë të gjashtë, e kanë me fruta, e kalojnë te kanabis sativa, pastaj kalojnë në forma sintetike, pastaj te ato që kërkojnë një buxhet më të madh. Drogat luksoze kërkojnë një buxhet, 1 gram kushton 120 mijë lekë, flasim për kokainën’, tha profesori i kriminalistikës Karamuço.

Zjarr Tv Ad