Përfaqësuesi i VIP-ve të Rolling Hills

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga: Endri Shabani

Nuk ka ndonjë gjë të keqe që banorët e Rollin Hills kanë dalë për të kërkuar vota për Erionin. Ai është përfaqësuesi i tyre.

Prandaj kur ata thonë që Erioni punon, kanë të drejtë. Erioni punon për ta dhe për lagjen e tyre. Në lagjet e tyre nuk ka kulla, ka vende parkimi, ka siguri dhe qetësi, ka ujë 24 orë dhe ajër të pastër.

Kështuqë kur ata flasin se sa mirë ka punuar Erioni, po thonë të vërtetën e tyre, të vërtetën e lagjes së tyre.

Ka qënë një kohë kur Partia Socialiste nxirrte në spote njerëz të zakonshëm, sepse atëherë kërkonte votat e atyre që jetonin në lagje të zakonshme.

Tani që kanë 10 vjet në pushtet i kanë zëvendësuar njerëzit e zakonshëm, me VIP-at e Rolling Hills. Mesa duket i duhen vetëm votat e VIP-ave të Rolling Hills.

Ne të tjerët, që jetojmë në lagjet e zakonshme, që nuk kanë ujë, që nuk kanë vende parkimi apo hapësira të gjelbërta, apo që jemi rrethuar me kulla, ne nuk ndihemi të përfaqësuar nga Erion

Veliaj dhe as nga rrethi i VIP-ave të showbizit.

Prandaj në 14 Maj, secili të votojë për përfaqësuesin e vet.

Zjarr Tv Ad