Përfitimi i bursës/ Ministria e Arsimit shtyn afatin për dorëzimin e dokumenteve

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar shtyrjen e afatit për aplikimin e përfitimin të bursës. Në një deklaratë për median, Shahini tha se çdo student do të ketë mundësi të dorëzojë dokumentet e nevojshme për të aplikuar për bursë deri më 31 janar.

Po ashtu, ministrja njoftoi se tashmë bursat për kategoritë e veçanta nuk do të jepen më nga Bashkia, por nga qeveria. Mjafton që cdo student të marrë vërtetim në Bashki ku tregon se i përket kësaj kategorie përfituesish.

Fjala e Shahinit:

Shtyhet afati deri më 31 janar që të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e bursës.

Për kategoritë e veçanta ka qenë Bashkia që ka nxjerrë listat përfundimtare, sivjet bursat jepen nga qeveria. Mjafton që të merrni një vërtetim në bashki dhe më pas do përfitohet bursa. Janë bordet e universiteteve ato që nxjerrin listat përfundimtare të studentëve që përfitojnë bursë.

Ju bëj apel që të zëvendësoni orët e humbura sa më parë. Puna më e madhe duhet të bëhet nga administratat e universiteteve.

Zjarr Tv Ad