Tension në fakultetin e Juridikut, përplasje mes studentëve

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fakulteti Juridik është kthyer të hënën, 28 janar, në qendër përplasjesh. Një pjesë e studentëve që duan mësim tentuan të hyjnë në ambientet e brendshme ku ndodhen protestuesit por u përplasën fizikisht me ta.

Edhe jashtë ambienteve pati përplasje mes studentëve. Në mes të debatit verbal studentët thyen edhe xhamin e dritares së fakultetit.

Studentët që bojkotojnë kanë mbyllur derën dhe nuk lejojnë studentët e tjerë që duan të zhvillojnë mësim të futen në auditore.

Ata thanë se u ushtrua dhunë ndaj tyre dhe se nuk janë dakort me mënyrën e bojkotit duke kërkuar t’i rikthehen mësimit.

Por, ndryshe mendojnë studentët që janë në ngujim. Ne këtu jemi për një kauzë. Janë 8 pika dhe rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë

Ata që ndodheshin brenda kanë dalë në ballkon duke akuzuar studentët që duan të vijojnë mësimin se janë të FRESSH.

Zjarr Tv Ad