Përfshihet nga flakët ambienti i një shkolle në “Don Bosko”, ja çfarë dyshohet

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme (22 janar) ambientet e një shkolle në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Sipas informacioneve të para nuk ka persona të lënduar, ndërsa thuhet se shkak është bërë rrjeti elektrik ose shpërthimi i kaldajës.

Zjarri ka rënë te magazina jashtë godinës, ku ka pasur disa karrige dhe tabela të vjetra të shkollës.

Pas sinjalizimit, zjarrfikësja dhe policia shkuan në vendngjarje, ndërsa u bë e mundur lokalizimi dhe shuarja e zjarrit.

Zjarr Tv Ad