Përfundojnë ndeshjet e treta në grupe të Champions League. Barcelona ka bërë detyrën ndaj Dinamos së Kievit, teksa ka fituar me rezultatin minimal 2-1. Katalanasit kanë zhbllokuar rezultatin në minutën e 5 nga pika e bardhë e penalltisë me Lionel Mesin
Juventusi, ka triumfuar thellë në Hungari kundër Ferencvarosh, me rezultatin 1-4. Në minutën e 7, Alvaro Morata ka shtyrë në rrjetë një krosim nga Kuadrado.Përpara tij, Ronaldo provoi me thembër, por nuk e preku topin dhe ai përfundoi te spanjolli në shtyllën e dytë.Në minutën e 60, Morata dyfishoi sërish shifrat. 12 minuta më vonë, Dibala shënoi golin e tretë për Juventusin, dhe ne fund autogoli i Dvali në minutën e 81 .Në minutën e 90, Boli shkurtoi diferencën për Ferencvarosh, por goli i tij pati vlerën e statistikës.
Leipzig ka triumfuar kundër PSG-së në shifrat 2-1. Borusia e Dortmundit ka mundur thellë Klub Bryzh në shifrat 0-3.Në dy takimet e tjera, Çelsi ka triumfuar ndaj Rene në shifrat 2-0, me golat e Verner në minutat 10 dhe 41, të dyja nga pika e penalltisë, ndërsa Sevilja ka përmbysur shifrat në “Ramon Sançez Pizhuan” duke triumfuar ndaj Krasnodarit me rezultatin 3-2.