Ja ku do të garojë në zgjedhjet e ardhshme Jozefina Topalli

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jozefina Topalli do të garojë për deputete në Tiranë, pasi këtu shprehet se do të bëjë betejën e saj, por duke theksuar se nuk po lufton thjesht për një vend në parlament.

Ajo tregon se betejën nuk e bën për vete por tregon se e bën në emër të të gjithë atyre me të cilët ka punuar 20 vite rresht.

“Kjo është gjëja më e parëndësishme, por unë betejën do ta bëj në Tiranë, por edhe në çdo qytet të vendit tonë. Dua të sqaroj një gjë, që në këtë betejë nuk hyj thjesht për të marrë një karrige parlamenti, sepse mund ta kisha siguruar edhe në variantin e mëparshëm që ju thatë.

Unë e kam pasur këtë karrige për vite të tëra dhe nuk më jep, nuk më shton asgjë nga ajo që kam pasur. Unë i kam arritur të gjitha këto gjëra në jetën time politike.”-shprehet ajo

Zjarr Tv Ad