Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka përfunduar mbledhja që zgjati disa orë në Selinë Blu, midis kryedemokratit Lulzim Basha me krerët e degëve të Partisë Demokratike.
Mësohet se gjatë kësaj mbledhje kanë shprehur kundërshtinë e tyre për Kuvendin Kombëtar të thirur nga Basha në datë 18 dhjetor 5 kryetarë degësh, si më poshtë:
- Fushkruja- Agron Loka
- Vlora- Genc Deromemaj
- Devolli- Arben Miza
- Paskuqani- Anton Pjetërnikaj
- Dega 1 Tirane-Fetah Hasani
Fax News mëson nga burimet se Deromema i ka thënë Lulzim Bashës se do të shkojë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha në datë 11 dhjetor, pasi kjo është ajo që duan demokratët e Vlorës.
“Do te shkoj ne kuvendin qe kan thirrur delegatet. 75% e delegateve ne Vlore kan firmosur per kuvend ne 11 dhjetor,” mësohet të ketë thënë Deromema.