Procesi i votimit dhe numërimit për Primaret ka përfunduar në disa Bashki të vendit. Kandidat për Bashkinë e Krujës është shpallur fitues Ndriçim Babasi i cili ka arritur të marrë 168 vota, ndërsa në Tepelenë fitues ka dalë Baftjar Imeri me 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota te pavlefshme.
Ndonëse kandidonte i vetëm për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia ka marrë edyhe 6 vota kundër. 1386 demokratë kanë votuar pro Spahisë, ndërsa 4 vota janë shpallur të pavlefshme.
Në Gjirokastër pas numërimit të votave rezulton fitues Dorjan Lani me 291 vota, pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota.
Bëhet me dije se procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Bulqizë ku fitues është shpallur Defrim Fiku, i cili ka marrë 453 vota kundrejt Fatos Hoxhës i cili ka marrë 280 vota.
Kandidati fitues nga Primaret në Shijak është Rezeart Tusha me 333 vota, ndërsa Astrit Hoxha në vend të dytë me 90 vota. Në Këlcyrë pas numërimit të votave rezulton fitues Arjan Kasaj me 171 vota, ndërsa kandidati tjetër ishte Edmond Nano i cili arriti të merrte 39 vota.