Përfundon seanca për “30 qershorin” në Gjykatën Kushtetuese/ Daci: Opinioni i Komisionit të Venecias nuk është i saktë, presim vendim pozitiv

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfundon seanca e shqyrtimit të Gjykatës Kushtetuese për legjitimitetit të zgjedhjeve vendore të mbajtura në 30 qershor 2019. Gjykata Kushtetuese nuk ka dalë me një vendim konkret lidhur me legjitimitetin e zgjedhjeve lokale. Pas shqyrtimit, gjykata ka kohë deri në 1 muaj përt të shpallur vendimin dhe menjëherë nëse vendimi përmban organizimin e zgjedhjeve vendore për 6 bashki, atëherë presidenti Ilir Meta do të vendoste një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme apo edhe të parakohshme nëse diçka e tillë vendoset nga Gjykata Kushtetuese.

Jordan Daci, përfaqësues i shoqatës së bashkive, është shprehur se Gjykata Kushtetuese e kishte tagrin për të gjykuar një çështje të tillë dhe se kishte një gabim në opinionin e dhënë nga Venecia pasi në njërin prej neneve thuhet se gjykata Kushtetuese kishte kompetencë për një vendim të tillë dhe në nenin tjetër mohohej diçka e tillë. Gjithsesi Daci shtoi se ishte optimist se Gjykata Kushtetuese do të vendoste t’u jepte të drejtë qytetarëve për të pasur zgjedhje të rregullta lokale.

Jordan Daci, përfaqësues i shoqatës së bashkive:

Demokracia do të fitojë, jam i sigurtë se edhe ajo që ka thënë edhe Venecia, zgjedhësve do tu jepet një mundësi për të zgjedhur. Jam i sigurtë që do të jepet vendimi për zgjedhjet vendore. Në paragrafin 27 gjykata Kushtetuese e pranon se mund të bëjë shqyrtimin për zgjedhjet vendore.

Si mund të shkojmë ne në gjykatë europiane nëse na thueht se në fillim duhet të kemi gjykimin nga kushtetuesja.Vetë komisioni thotë që gjykata ka kompetencë të përgjithshme kushtetuese. Ne mendojmë se ka kompetencë dhe se gjykata do ta gjykojë përtej konkluzioneve të Venecias.

Nëse vendoset për të bërë zgjedhje vendore a do të shpallni kandidaturën?

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër: Mendoj se duhet të presim vendimin e gjykatës Kushtetuese për këtë. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të kenë zgjedhje të rregullta vendore.

Zjarr Tv Ad