Ka përfunduar takimi në selinë e Partisë Demokratike që zhvilloi ditën e sotme Sekretari i Shtetit sllovak, Martin Klus.
Sipas burimeve, në këtë takim mes Klus dhe përfaqësues të Partisë Demokratike është folurpër situaten politike aktuale në vendin tonë.
Një tjetër temë që është diskutuar është procesi i integrimit të Shqipërisë në BE dhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
Ky takim vjen kur situata në selinë blu nuk është aspak e qetë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, teksa shumë demokratë bëjnë fajtor Lulzim Bashën.
Madje një prej tyre Ibsen Elezaj ka mbajtur protestë para selisë blu ditën e djeshme dhe ditën e sotme, duke deklaruar se është i gatshëm të ofrohet si kandidat për kreun e PD-së nëse të tjerët kanë frikë ta bëjnë.
I pari që doli hapur kundër Bashës ishte Fatbardh Kadilli, anëtari i kryesisë së PD-së, që shpalli dhe kandidaturën për të marrë postin e kryetarit të Partisë Demokratike.
Më pas, Një tjetër zë i fortë që doli kundër Bashës ishte dhe kreu i këshillit kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, i cili u shpreh se priste që Basha të jepte dorëheqjen pasi humbi zgjedhjet.