Para nisjes së sesionit të ri të Kuvendit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhje, Ilirjan Celibashi u ka nisur një letër kryetareve te partive parlamentare dhe Komisionit Ad-Hoc te Reformës Zgjedhore ku adreson një kujtese mbi disa çështje të përgatitjes dhe administrimit të zgjedhjeve, si dhe të Kodit Zgjedhor.
Në letrën e Celibashit partive politike u kujtohet edhe vota e emigrantëve nuk do të realizohet nëse Kuvendi i Shqipërisë nuk do të plotësojë boshllëqet në Kodin Zgjedhor në lidhje me këtë votim të evidentuar nga Gjykata Kushtetuese.
Po ashtu Celibashi thote se administrimi i zgjedhjeve në nivelet e dyta dhe të treta nga administratorë zgjedhor të caktuar, apo të përzgjedhur vetëm nga partitë politike, ka cënuar standardin teknik të përgatitjes dhe zhvillimit të proceseve zgjedhore, si dhe besimin në to.
“ODIHR, por edhe vëzhgues vendas kanë rekomanduar ndryshimin e përbërjes vetëm partiake të komisioneve zgjedhore në këto nivele.
KQZ çmon se konsiderimi pozitiv i këtij rekomandimi duke zhveshur partitë, të paktën pjesërisht, nga e drejta absolute për të caktuar administratorët zgjedhorë në nivelet e dyta dhe të treta të administrimit, do të ndihmonte në krijimin e një trupe administratorësh profesionistë, të mirëtrajnuar dhe me integritet”, thuhet ne letren e Komisionerit.