Përgjimet e qytetarëve pa leje te prokuroria, Lleshaj: Do të jepet nga drejtuesit e policisë

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Kakavija ministrit Lleshaj, ka deklaruar se nuk ka një plan në lidhje me përgjimin e shtetasve shqiptar.

Ai tha se një plan i tillë nuk është nisur në parlament dhe i cilësoi si një alarm i rremë në lidhje me iniciativën e qeverisë.

Pyetje: Z. Ministër, në optikën tuaj, a është shkelje e të drejtave të njeriut, plani që ju e keni nisur në parlament për survejimin, përgjimin e të gjithë shtetasve shqiptarë, pa leje nga prokuroria?

Ministri Lleshaj: Ne s’kemi nisur ndonjë plan për survejimin e të gjithë shtetasve shqiptarë në parlament. Nuk ka një plan të tillë, të survejojmë shtetasit shqiptarë. Janë dhënë alarme nga ata që ende nuk janë njohur me iniciativën e qeverisë, e cila synon vetëm t’i krijojë policisë mundësitë për të ushtruar funksionet e saj në drejtim të parandalimit të krimit.

Janë funksionet e natyrshme të çdo policie që të ndjekë në raste të nevojës për parandalim, të mund të ndjekë një person, i cili duhet ndjekur, në kushtet e parandalimit, konform përcaktimeve të qarta ligjore.

Ndërkohë, ministri i pyetur nëse për këto përgjime duhet marrë leje nga prokuroria ai u shpreh se leja do të merret nga organet drejtuese të policisë.

Pyetje: Pa lejen e prokurorisë dhe organeve të tjera ligjzbatuese, si do të veprohet?

Ministri Lleshaj: Policia e Shtetit është vetë organ ligjzbatues dhe ka detyrën dhe përgjegjësinë për të ushtruar parandalimin e krimit. Dhe leja do të jepet nga autoritetet përkatëse drejtuese të policisë.

Pyetje: Pa leje nga prokuroria, d.m.th vetëm të drejtuesve të Policisë?

Ministri Lleshaj: Thashë edhe njëherë, Policia është një organ ligjzbatues i këtij shteti, e cila ka detyrë ekskluzive parandalimin e krimit. Dhe në funksion të këtij parandalimi, Policia do të ketë edhe këto instrumente në dorë.

Zjarr Tv Ad