Pergjimi numer 2/ Shefi i madh me superlativa për ty

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazeta më e madhe europiane ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në 2017

Në pëgjimin e dytë është dialogu në mes të Artan Gaçit dhe Arben Keshit drejtor në një institucion të rëndësishëm, ku flitet për votimet në Dibër.

Arben Keshi: Mirëmëngjes
Artan Gaci: Mirëmëngjes ca bën?
Arben Keshi: Si je?
Artan Gaci: Mirë, ja u kënaqëm me shefin e madh (Edi Rama) dhe ai është me superlative për ty.
Arben Keshi: Faleminderit!
Artan Gaci: Me superlative. Jo, jo, nga ai nga ai, unë po e po, po nga ai.
Arben Keshi: Faleminderit!
Artan Gaci: Më tregoi historinë e 2011 e këto gjëra, i ke pikët maksimale
Arben Keshi: Inshallah po kthehet në realitet se ngeca këtu u bëne 3 vjet.
Artan Gaci: Jo jo, kthehet, kthehet. Të gjithë maqellarët të falenderojnë, ai është thotë personi, e ka kopsit e ka bo komplet domethënë që të gjitha. Edhe në 2011 fitoi tha, por ashtu ndodhën disa gjëra me 1 kuti.
Arben Keshi: Hajd mo ça të bësh
Artan Gaci: Është e gjitha merita e Benit tha.
Arben Keshi: Faleminderit, gëzuar faleminderit!
Artan Gaci: Desha me ta thonë që tashi domethënë
Arben Keshi: Rrofsh rrofsh shumë faleminderit
Artan Gaci: Hajd Beno, kur të vish ndonjëherë në Tiranë lidhemi
Arben Keshi: Po po në rregull
Artan Gaci: Mirupafshim!

Zjarr Tv Ad