Përjashtimi i Berishës/ Reagon për herë të parë Armina Mevlani: Mos ia qani hallin…

0
177
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD-së gjatë ditëve të fundit, ka qenë kryefjala në të gjitha mediat. Së fundmi, në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe partnerja e djalit të Berishës, Armina Mevlani.

Blogerja ka përzgjedhur që reagimin e saj ta japë përmes një komenti në rrjetet sociale. Ajo ka komentuar në një postim të aktores, Olta Gixhari, të cilën e ka komplimentuar për pamjen. Mirëpo, sapo ndjekësit vunë re komentin e Arminës, nuk mund të qëndronin pa replikuar dhe sigurisht çështja për të cilën do reagonin ishte ajo e Berishës.

“Sa gjynah vjehrri,”- shkruan një prej tyre.

“Mos ia qaj hallin,”, shkruan Armina në replikën e saj.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha, u përjashtua nga grupi  parlamentar i Partisë Demokratike nga vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha.  Përjashtimi i tij, solli reagime të forta nga shumë figura historike të politikës, por dhe nga vetë Berisha i cili ka deklaruar se Basha e ka shitur, te kryeministri Edi Rama.

Zjarr Tv Ad