Përkeqësimi i motit, Autoriteti Portual Durrës ka një paralajmërim për udhëtarët

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme do të anulohen lundrimet për tragetet e linjës Durrës-Bari.

Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Portual i Durrësit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ku thuhet se ky anulim i përkohshëm i lundrimeve, do të vijë për shkak të përkeqësimit të motit.

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar gjithashtu se trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit

Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:

‼️NJOFTIM I RËNDËSISHËM‼️

🔴Moti i keq, anulohen përkohësisht lundrimet drejt Barit

🗓️Dt. 17.11.2023

⚠️Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometereologjike në Rajonin e Adriatikut, në orët në vijim pritet përkeqësim i motit:

💨 Forca e erës 20-30 m/s,

🌊 Dallgëzimi në det të hapur 6-8 bft, me lartësi dallge deri 1.70-3.50 m.

🔴Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se për pasojë janë pezulluar lundrimet e trageteve mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit (Itali) dhe anasjelltas.

🟢Ndërkohë trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit

ℹ️Për çdo paqartësi ju ftojmë të kontaktoni me agjencitë e tragteve ose të vizitoni faqen tonë zyrtare www.durresport.al

Zjarr Tv Ad