Përkujtohet 79-vjetori i Masakrës së Borovës, 107 civilë u vranë e u dogjën nga gjermanët

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Historia e Borovës, fshati ku ndodhi një nga masakrat më të rënda që nazistët gjermanë kryen ndaj popullsisë civile në Shqipëri në vitet e luftës së dytë botërore, është përkujtuar në 79 vjetorin e saj. Në nderim të të rënëve në masakrën e Borovës në luftën për lirine e atdheut u organizua një aktivitet nga Bashkia e Kolonjes.

Të pranishmit në aktivitet si kryebashkiaku, prefekti i qarkut të Korcës dhe ministri i mbrojtjes shprehen dhimbje në respekt të jetëve të humbura padrejtësisht, mirënjohje per kontributin dhe luftën e popullit liridashes të Kolonjës per te fituar lirinë kundër pushtuesve. Në masakren e Borovës, një nga ngjarjet më të pashembullta ne vitet e luftës së dytë botërore, ushtria gjermane vrau 107 persona civile ndër të cilët gra, fëmijë e te moshuar.

Zjarr Tv Ad