“Perla” e Nainggolan ndal Juventusin, Inter rrezikon pozitat

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk ka fitues në Derbin e italisë, me Interin e Juventusin që u kënaqen me një barazim 1-1 mes tyre.

Edhe pse e ka siguruar edhe matematikisht titullin, Juventus nuk e hoqi këmbën nga gazi, sidomos duke pasur para një rival si Inter.

Takimi i “Guiseppe Meazza” nisi në ritmin e duhur, ku vetëm 6 minuta u deshën për të parë golin e parë. Në fakt ishte një “perlë” e Radja Nainggolan, me belgun që lëshoi një silurë të vërtetë nga rreth 25 metra.

Një realizim që vleu për të vulosur rezultatin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën Juventus tentoi të prish ekuilibrat. Gjithsesi, duhej të vinte minuta e 62-të që një këmbëngulje e Cristiano Ronaldos të shpërblehej me gol.

Luzitani lëvizi mjaft mirë nga e djathta e sulmit bardhezi, për tu futur në qendër dhe për të goditur asistin e Pjanic. 1-1 dhe Inter merr “zjarrë” . Megjithatë, pavarësisht rasteve, ky do të ishte rezultati final i një takimi me mjaft emocione.

Kjo pikë e dërgon në 4 distancën mes vendit të tretë, Interit dhe Romës së një vendi më poshtë. Ndërkohë, Milan e Atalanta janë dy skuadrat që duan të përfitojnë dhe kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundit gjithçka është e mundur.

 

Zjarr Tv Ad