Përleshje fizike në Kuvend, përjashtohet Endri Hasa

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që në nisje të seancës Kuvendi është përfshirë nga tensionet,  sapo Kryeministri Edi Rama nisi të flasë dhe tha se  do t’i falte minuta e tij kreut të opozitës.

“Minuta e mia do ja fal liderit të opozitës, i kthyer këtu me mandate të pjekur, por jo të djegura.  Askush më kollaj se vetë Lulëzimi nuk mund tu tregoj shqiptarëve pse zgjidhja e vetme është kjo maxhorancë qeverisëse, kurse unë vetë do të shkoj të vazhdoj dialogun me studentët”, ishte kjo fjala e Ramës që duket se ka acaruar deputetin e PD, Endri Hasa i cili tentoi ta qëllonte me vezë.

Teksa Hasa është afruar në foltore për tu përplasur edhe fizikisht me Ramën, ka ndërhyrë garda, ndërsa Kryeministri i kërkoi Ruçit që të nxirrte jashtë deputetin e PD.

“Nxirrej jashtë këtë”-tha Rama.

Ndërsa Ruçi i kërkoi Hasës që të lërë Kuvendit, pasi është i përjashtuar nga seanca e sotme.

Zjarr Tv Ad