Përlotet babai i Ergi Dinit dhe zbulon një tjetër këngë të Ergit: Ndihem i çliruar, është event ngushëllues për ne…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dashamir Dini, është përlotur në studion e “Rudina” në Tv Klan, teksa flet për të birin që kishte një të ardhme shumë premtuese, por ai i ka lënë një trashëgimi për të cilën ai dhe vajza Barbana, po kujdesen që të mos humbasë.

Këngët e fundit të Ergit, janë edhe një lloj amaneti për ta që e ndiejnë si detyrim për t’i dhënë jetë, e për të mos i lënë të humbin në kohë.

Rudina Magjistari: Ergi ishte shumë i talentuar realisht dhe premtonte shumë. Nuk gjejmë fjalë sa herë që duhet ta kujtojmë atë histori, një histori e fortë, por kam përshtypjen që kjo iu vë shpirtin në paqe dhe fakti që po përmbushni le të themi, amanetet e tij dhe pse ai ndoshta nuk i ka lënë për të tilla, nuk i kishte bërë për të tilla sepse as ai s’e ka menduar kurrë. Por duket sikur janë amanetet e tij të pathëna, punë të lëna përgjysmë që ju po i përmbyllni, po i çoni deri në fund.

Dashamir Dini: Po, sigurisht, është obligim ndaj vetes si prind dhe si mik i tij, më shumë. E kam për detyrë të çoj deri në fund çdo gjë që ai solli e arriti të krijojë për një periudhë shumë të shkurtër, 22-vjeç ai krijoi 7 këngë që nuk ishin pak për një 22-vjeçar. Dha muzikë shumë të mirë e interpretime shumë të mira që la mbresë për ne e kujtohet, qe një djalë i shkëlqyeshëm prandaj edhe kujtohet.

Rudina Magjistari: Si ndjeheni ju tani që i realizuat këto këngë të Ergit?

Dashamir Dini: Unë ndiej një lloj çlirimi sepse kam bërë aq sa kam mundur për ta realizuar.

Kënga ndodhet në kanalin e Barbana Dinit në Youtube, ndërsa pas 3 javësh, më 7 Korrik, pritet publikimi i këngës tjetër të Ergit, një baladë e titulluar “Killed”. Para dy vitesh, ata publikuan këngën “Ku je” në ditëlindjen e Ergit, ndërsa ditën e djeshme, babai i tij Dashamir Dini, prezantoi një tjetër këngë të papublikuar, por regjistruar në Shtator të vitit 2016-të, dy muaj përpara se Ergi të ndahej nga jeta.

Rudina Magjistari: Duket sikur na e risjell kënga Ergin sërish mes nesh.

Dashamir Dini: Po, faktikisht për ne është një event ngushëllues. Është një këngë që ne e gjetëm vonë, ajo është prodhuar në 2016, nga Shtatori, kur përgatitej ndërkohë ai deshi të kapte verën, se është këngë verore, tip diskoje, është një këngë shpërthyese. Tendenca e Ergit ishte gjithnjë të eksperimentonte gjëra të reja, të ikte nga ritmi i drejtë. Ai ka aplikuar këtu një ndërthurje mes kantos dhe repit, mes ritmit dhe kundër ritmit, është një këngë interesante. Kulti është dashuria, sigurisht, ka dhe një ekstazë rinore brenda saj. Siç thotë edhe ai, “dashuria që të dhuron një femër është si një festë e bukur, e gëzueshme”.

Rudina Magjistari: Ai e kishte regjistruar dhe e kishte në studio?

Dashamir Dini: Si zë e kishte hedhur, e kishte mbyllur. E kishte edhe një këngë ekuivalente me këtë bazë muzikore, me këtë ritëm që e kishte trajtuar si baladë. Është shumë e bukur edhe ajo, por nuk e mbylli sepse nuk kishte vokalet mbështetëse, megjithatë ne do ta lançojmë për kuriozitetin.

Rudina Magjistari: Mund të sillet edhe ajo, pra ka mundësi?

Dashamir Dini: Po, sillet se është shumë romantike, është e kundërta e kësaj, po e njëjta, e glorifikuar le të themi, por këtu janë hallet e dashurisë në pjesën e dytë. “Killed” titullohet kënga e dytë, është një baladë shumë e bukur, edhe aty ka rep, por edhe këndim. Them se të dyja provojnë aftësinë dhe talentin e tij me të njëjtën bazë muzikore, me të njëjtin ritëm.

Rudina Magjistari: Ju e keni shoqëruar edhe me videoklip këngën. Si e përgatitët videoklipin?

Dashamir Dini: Këto na kanë penguar në fakt. Jemi përpjekur që në mungesë të Ergit ta sjellim me animacion, nuk ishte asnjëri i specializuar në atë mënyrë. Kemi kërkuar variante të ndryshme, por një mik imi shumë i talentuar, mori nga “X Factor” dhe u përpoq të sinkronizonte e adaptonte sa të mundej që kënga të vishej e të përçonte një lloj emocioni me pamjet e Ergit.

 

Zjarr Tv Ad