Përlotet deputetja e Durrësit: Durrësi ka nevojë për një shtet, për një qeveri që do ti përgjigjet

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e LSI, Edlira Hyseni nga foltorja e parlamentit garantoi që asnjë lekë që do të shkojë për të prekurit nga tërmeti nuk do të prekët.

Gjatë fjalës së saj ajo u përlot.

“Durrësi ka nevojë për një shtet, për një qeveri që do ti përgjigjet. Është kjo qeveri sot që duhet ti përgjigjet me një plan konkret, ti përgjigjet me zemër, Durrësi ka nevojë për dashuri, ka nevojë që ai komitet që ka marrë përsipër ta ndërtojë Durrësin dhe gjithë zonat e prekura  ta bëjë më ndershmëri. Komiteti i rindërtimit që ka marrë përsipër rindërtimin e Durrësit ta bëjë me ndershmëri . Asnjë lek i destinuar për Durrësin të mos preket. Unë dua ta besojë që kjo qeveri do ta bëjë punën e vet ashtu siç nuk e ka bërë 30 vite. Ka nevojë dhe për drejtësi. Për të parë kush janë fajtorët por prioritet është që njerëzit të kthehen në normalitet”

Zjarr Tv Ad