Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi si rrallëherë ka bërë një rrëfim për jetën e saj private.
Gjatë emisionit “Dola te Ola”, ajo është emocinuar pas një videomesazhi që mori nga mikja e saj në Amerikë.
Monika tha se Paula është një person që ka hyrë vonë në jetën e saj, por është ajo e cila në momentin më të vështirë e nxori deputeten nga gjendja e rëndë emocionale, në të cilën ndodhej.
“Kam kaluar shumë momente të vështira në jetë, me shëndetin, me vajzën Borën kur mjekët na thanë se ka vetëm një javë jetë, pasi mishi i huaj në hundë që kishte iu rrit pas një sëmundjeje gripale dhe çoi në bllokimin e mushkërive. Moment tjetër ishte 26 prilli.
Ndjeva neveri për Lulzim Bashën dhe dhimbje për të rinjtë. Nuk kisha me kë ta flisja, Iliri ishte i pari që do të më thoshte “ja si t’u shpërblye gjithë besimi dhe dashuria për Lulzim Bashën”, tha ajo. Mes lotëve rrëfeu se Paula e ka telefonuar shumë herë në orët e vona të 26 prillit, derisa kishte arritur të fliste me deputeten e cila refuzonte t’i përgjigjej kujtdo në telefon.