Përlotet Premçi: Sheh tërmetin në Turqi dhe rikujton historinë e

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-drejtuesi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, u përlot në studion e Euronews Albania, teksa komentonte tërmetin shkatërrimtar që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore këtë të hënë.

Premçi teksa shihte live shpëtimin nga rrënojat të një foshnje të vogël, rikujtoi me lot në sy punën e Emergjencave Civile gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. Ai rikujtoi momentin kur nxorrën nga rrënojat një fëmijë të familjes Turku.

“Tek po shikoj këtë fëmijë më kujtohet data 26 nëntor në Thumanë. Në Thumanë nxorëm një nga familjet me mbiemër Turku, nxorëm në fillim një 52-vjeçar pastaj nxorëm një fëmijë. E trishtë! Kurse një tjetër në katin e dytë, i zënë nga pllakat e betonit kërkonte një cigare. Ekipet nuk e nxorën dot të gjallë pasi vdiq nga presioni që ushtronin pllakat.

Këto janë momentet më të vështira për familjarët dhe grupet e kërkim shpëtimit sepse po ta shikoni në të gjitha operacionet nuk përdoren fadroma. Ka patur njerëz te ne se për shkak të përdorimit të fadromave dhe të mos respektimit të rregullave, lëvizja me fadroma ushtron presion, dhe ata vdiqën. Pllakat duhen hequr me vinç pasi nëse nuk i shpëton dot mos t’i vdesësh”, tha Premçi.

Zjarr Tv Ad