Çfarë po ndodh me verën? Urat janë shkatërruar, shtëpitë janë shkatërruar, rrugët janë bllokuar dhe lëvizjet nëpër qytete janë ndërprerë pas përmbytjeve që shkatërruan pjesë të ndryshme të Anglisë pas një ore shi që ishte e barabartë me sasinë e një muaji shi.
Shumë rrugë në të gjithë Yorkshire Dales kanë mbetur të pakalueshme pasi shiu 2in (50 mm), breshëri dhe gurë me përmasat e ëmbëlsirave, u hodhën në zonë në atë që policia e përshkroi si ‘kushte tronditëse’ udhëtimit.
Dëshmitarët raportuan se panë rrëshqitje dherash dhe tanqe të naftës që lundronin nëpër rrugë. Në një sallon akulloreje klientët u plagosën nga një stuhi e fortë dhe vendi i planifikuar i një festivali biçikletash u la i shkatërruar.
Breshri dhe stuhia e shiut e cila pati 18,000 goditje rrufeje brenda një dite shkaktoi kaos për banorët, ku një urë u shemb në Grinton dhe pjesë të linjës hekurudhore midis Kirkby Stephen dhe Garsdale dolën jashtë funksionit.
Zonat e Anglisë qendrore dhe veriore, sot do të përballen me shi dhe stuhi të mëtejshme, paralajmëroi Met Office ku mund të ketë deri në 1.6in (40 mm) në dy orë, ndërsa një alarm i ngjashëm për stuhitë u vendos në Skoci.
Kjo ngjarje pason përmbytjet e mëdha në vitet e kaluara në Britani, të ngjashmet e Cumbria gjatë Storm Desmond në 2015, në York nga Ouse dhe River Foss në të njëjtin vit, si dhe nivelet e Somerset rreth Parrett Tone në 2014./