Përmbytjet masive në Gjermani, ambasada gjermane falenderon qytetarët shqiptarë për mesazhet e solidaritetit

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada gjermane në Shqiëpri me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar qyettarët shqipatrë për mesazhet e solidaritetit, pas përmbytjeve masive në Gjermani.

 Ambasada gjermane thotë se këtë vit situata është shumë herë më alarmante se vitet e tjera kur ka patur përmbytje, pasi numri i viktimave është i lartë.

“Shkatërrimi i shkaktuar nga katastrofa e përmbytjes në Gjermani na tronditi të gjithëve. Ambasadori Zingraf dhe i gjithë stafi i ambasadës dëshiron të falënderojë për mesazhet e shumta të ngushëllimit dhe solidaritetit që na kanë mbërritu nga të gjitha anët këtu në Shqipëri, nga institucionet dhe qytetarët/et!

Kohët e fundit në 2002, 2005 dhe 2013 ka patur përmbytje me shkatërrime të rënda si dhe viktima në Gjermani dhe vendet fqinje. Por numri i viktimave në katastrofën aktuale ishte shumë herë më i lartë. Rindërtimi do të zgjasë me vite dhe humbjet e jetëve të njerëzve janë të parikuperueshme. Fatkeqësia na kujton ne në Gjermani dhe në gjithë Evropën se mbrojtja intensive e klimës dhe peizazhit natyror është urgjente nëse duam të parandalojmë ngjarje të tilla vdekjeprurëse ose të paktën t’i zbusim ato.

Falënderojmë miqtë shqiptarë për shenjën e tyre të solidaritetit”, shkruan ambasada gjermane.

Zjarr Tv Ad