Përmbytjet në Belgjikë, ambasada e Kosovës vë në dispozicion numrin e emergjencës për shqiptarët atje

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e Kosovës në Bruksel ka vënë në dispozicion një numër kontakti për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe kërkojnë ndihmë, nëse  janë prekur nga përmbytjet shkatërruese.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada shpreh solidarizim me familjet e viktimave të përmbytjeve që po kalon Belgjika.

“Në këto momente të gjithë solidarizohëmi dhe ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave që pësuan nga përmbytjet në Belgjikë dhe Luksemburg. Lutëmi së bashku që kjo gjendje të tejkalojë sa më parë.

Për të gjitha emergjencat, numri i ARKS në Bruksel do të jetë në dispozicion 24 orë: +32487771934”, shkruan ambasada e Kosovës  në Bruksel.

Zjarr Tv Ad