Përndoqi një vajzë për disa muaj, arrestohet manjaku në Shijak

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shijak, pasi akuzohet se ka përndjekur për disa muaj rresht një vajzë.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.C, dhe gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur një sasi municioni luftarak.

“U ndalimi i shtetasit A. C., 27 vjeç, banues në Shijak, Durrës.Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur një shtetase, për disa muaj. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Shijak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad