Përparim Kalo betohet para Presidentit të Republikës…

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zhvilluar sot, ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, Sh.T Z. Ilir Meta, të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, z. Përparim Kalo.

Gjyqtari Kalo, pas leximit të dekretit përkatës të emërimit të tij nga Kreu i Shtetit, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua para Presidentit Meta se:

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Presidenti Ilir Meta i ka uruar suksese dhe punë të mbarë, gjyqtarit Përparim Kalo, në detyrën e tij tepër të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë të anëtarit, të Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit, ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Sh.T.Z Gramoz Ruçi, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha, Avokati i Popullit, znj. Erinda Ballanca, drejtuesja e misionit OPDAT të Ambasadës së SHBA në Tiranë, znj.Michelle Lakomy, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Zjarr Tv Ad