Përparim Spahiu: Kur të vdesim, mos reagoni më

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga deputetët e LSI-së, i cili ka dorëzuar mandatin e tij, ka sulmuar qeverinë Rama për heshtjen e saj lidhur me një incident që ndodhi në avionin Blue Panorama.

Në një postim në Facebook, Përparim Spahiu shkruan se “qeveria nuk tha asnjë fjalë lidhur me këtë ngjarje, ndërsa duket se po pret ndonjë tragjedi kombëtare”.

“Shqiptarët janë mashtruar nga KM për aeroportin e Sarandës, Kukësit, Vlorës, Gjirokastrës apo Air Albania….”, përmbyll reagimin e tij Spahiu.

Postimi i plotë:

Kur të vdesim, mos reagoni më!

Një ditë më parë, tymi u ndez brenda avionit Blue Panorama, dhe rrezikoi jetën e 200 pasagjerëve….

Gra shtatzëna, fëmijë, të moshuar dhe të rinj, u tmerruan nga frika…

Kjo linjë skandaloze operon vetëm në 6 shtete, disa prej tyre në Afrikë

Janë të shumta defektet dhe denoncimet e qytetarëve ndaj Blue Panoramës..

Vërtet që kjo linjë është loë-cost, por jeta e qytetarëve shqiptarë nuk është aq e lirë

Deri tani, Qeveria nuk tha asnjë fjalë të vetme për këtë ngjarje të rëndë….mbase po pret, largoqftë kur të ndodh një tragjedi kombëtare…

Operimi i linjave të tilla loë-cost vjen nga monopolizimi i RINAS-it, për të cilin qeveria tha që do e zhbëj

Deri tani kanë kaluar 6 vjet, dhe asgjë ska ndryshuar!

Shqiptarët janë mashtruar nga KM për aeroportin e Sarandës, Kukësit, Vlorës, Gjirokastrës apo Air Albania….

Zjarr Tv Ad