Përplasen 2 automjete, bllokohet trafiku në aksin Fushë Krujë-Thumanë

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në aksion Fushë Krujë-Thumanë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.

Por përplasja e mjeteve ka sjellë bllokim të rrugës përgjatë gjithë segmentit.

Duke qenë një aks i rëndësishëm rrugor, trafiku është rënduar edhe më shumë për shkak të lëvizjes së shumtë të mjeteve në fundjavë si edhe për faktin që ura në qytetin e Fushë-Krujës i është nënshtruar rikonstruksionit.

 

Zjarr Tv Ad