Përplasja e trenave në Indi, bilanc tragjik me rreth 300 të vdekur dhe 1,000 të plagosur

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekipet e shpëtimit në Indi po përpiqen të gjejnë të mbijetuar pas një përplasjeje të tmerrshme që përfshiu tre trena mbrëmjen e djeshme, duke vrarë qindra njerëz në një nga katastrofat më të rënda hekurudhore që vendi ka parë ndonjëherë.

Të paktën 288 persona janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 1000 të plagosur pas përplasjes mes dy trenave të pasagjerëve dhe një treni mallrash në qytetin Balasore, në shtetin lindor të Odisha.

Por ekipet e shpëtimit thonë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej, pasi shumë njerëz mendohet se janë bllokuar nën vagonët e përmbysur.

Qindra njerëz janë mbledhur jashtë spitaleve lokale për të dhuruar gjak, në një shfaqje masive solidariteti dhe mbështetjeje. Rreth 500 njësi gjaku u mblodhën gjatë natës me 900 njësi aktualisht në magazinë.

Incidenti ka bërë jehonë në të gjithë Indinë, një komb prej 1.4 miliardë banorësh, duke nxitur thirrje të reja për autoritetet për të adresuar çështjet e sigurisë që kanë pllakosur hekurudhat e vendit për dekada.

Trenat e Indisë u shërbejnë 13 milionë pasagjerëve çdo ditë, dhe ndërsa qeveria ka investuar së fundmi miliona për të përmirësuar hekurudhat e saj, vitet e neglizhencës kanë bërë që binarët të përkeqësohen.

Zjarr Tv Ad