Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka vijuar edhe sot përplasja në distancë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Replikës së bërë nga kreu i shtetit këtë të shtunë, i cili tha se Ministria e Jashtme nuk mund të jetë autoshkollë, i është përgjigjur menjëherë shefi i qeverisë, ku nuk ka kursyer ironinë.
Rama e cilëson Presidentin Meta si pengmarrës të Kushtetutës, ndërsa paralajmëron ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e kësaj krize institucionale.
“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet.” shkruan Rama.