Përplasja me tifozët fut në telashe Berardin, nisin hetimet për ngjarjen

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në përfundim të ndeshjes Modena – Sassuolo 3-2 e vlefshme për Kupën e Italisë, sulmuesi i kombëtares italiane Domenico Berardi u bë pjesë e një episodi aspak të këndshëm.

Pas disa fjalëve ofenduese sulmuesi u konfrontua fizikisht me një tifoz të skuadrës kundërshtare. U desh ndërhyrja e stafit dhe miqve të futbollistit për të qetësuar situatën. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje futbollisti ka reaguar duke kërkuar falje në rrjetet sociale por kjo duket se nuk ka mjaftuar.

Kjo pasi Federata Italiane e Futbollit ka hapur një procedim kundër futbollistit për “sjellje të dhunshme”. Prokurori Giuseppe Chiné ka marrë pamje nga përplasja mes kapitenit të Sassuolos dhe disa tifozëve në Modena. Dhe në ditët në vazhdim pritet të këmi një vëndim lidhur me këtë ngjarje.

Zjarr Tv Ad