Përplasja me tifozin, silmuesi italian kërkon falje publikisht

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në përfundim të ndeshjes Modena – Sassuolo 3-2 e vlefshme për Kupën e Italisë, sulmuesi i kombëtares Domenico Berardi u bë pjesë e një episodi aspak të këndshëm. Pas disa fjalëve ofenduese sulmuesi u konfrontua fizikisht me një tifoz të skuadrës kundërshtare. U desh ndërhyrja e stafit dhe miqve të futbollistit për të qetësuar situatën. Ka qënë vetë sulmuesi që ka kërkuar falje publikisht nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në storyn e tij në Instagram Berardi shkruan:

“Dua të kërkoj falje për atë që ndodhi në dalje nga stadiumi pas ndeshjes kundër Modenës. Ne jemi profesionistë dhe mbi të gjitha duhet të jemi shembull për më të vegjlit dhe fëmijët. Në sytë e të gjithëve nuk kam pasur një sjellje të tillë. Sepse u prekën gjërat më të dashura për mua, si familja ime, gruaja ime dhe djali im. Ata nuk kanë lidhje me fushën e lojës dhe kjo më lëndoi thellë. Kërkoj edhe njëherë falje edhe për tifozin e ekipit kundërshtar”.

Zjarr Tv Ad