Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar duke i dalë në mbrojtje presidentit Meta lidhur me çështjen e dërguar në Gjykatën Kushtetuese, për mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, detyrë që e mbajti për disa kohë vetë kryeministri Rama.
Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Vasili thotë se vendimi i Gjykatës për të pushuar çështjen ishte një shuplakë e merituar për Edi Ramën.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Gjykata Kushtetuese rrezon Edi Ramen!
Qendrimi i Presidentit Meta plotesisht kushtetues lidhur me mosemerimin e Gent Cakes si Minister i Jashtem.
Gjykata Kushtetuese pushoi sot ankimin e Rames ne Kushtetuese sepse mosmarrveshja nuk ekziston.
Mosmarrveshjet i shpik vetem Edi Rama per te rrembyer pushtet qe nuk i takon.
Matuflleku i Rames mori shuplaken, qe meriton si cdo sharlatan, qe kerkon ne menyre halucinante te rrembeje çdo pushtet.