Përplasje me armë në Selitë, një nga dy të plagosurit njihet si “armiku” i Shullazit

0
362
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy të rinj mbetën të plagosur pas një sherri që ndodhi mesditën e kësaj të premteje në Tiranë. Njëri nga të plagosurit, Gjon Pelivani, 27 vjeç, mësohet se ka precedentë penalë pasi është përplasur me grupin e Emiljano Shullazit. Në vitin 2015 ai i shpëtoi një atentati nga Gilmando Dani. Policia dyshon se shkak i plagosjes së ndodhur të premten ka qenë hapja e një lokali në zonën ku ndodhi përplasja. Një konflikt i momentit u bë shkak për një sherr masiv mes disa të rinjve, ndërsa ngjarja përfundoi me plagosjen e 2 personave. Gjon Pelivani, 27 vjeç, i cili në të kaluarën njihej edhe me emrin Valment Pelivani është i plagosuri i parë. Sipas policisë ai ka një të kaluar të pasur kriminale dhe emri i tij lidhet me disa ngjarje të rënda, si atentate, kërcënime apo vjedhje. Ngjarja më kulminante është ajo e vitit 2015, kur Pelivanit iu bë një atentat nga Gilmando Dani, miku i Emiljano Shullazit. Emri i Valment Pelivanit është përmendur edhe nga drejtues të lartë të politikës. Nga burimet policore mësohet se 27-vjeçari nga Tepelena ka marrë një plumb në këmbë. I plagosuri tjetër, Renato Hoxha, 31 vjeç, kamarieri i lokalit në Selitë, ka një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A.Musai, si autorin e dyshuar të ngjarjes. Ende janë të paqarta rrethanat e përplasjes, por ajo që dihet është fakti se ky lokal ku ndodhi përplasja ishte hapur vetëm para pak ditësh dhe pronarët ishin kërcënuar nga të rinjtë e përfshirë në këtë sherr.

Zjarr Tv Ad